Brad Pitt ka bërë një rrëfim të sinqertë pas divorcit me bashkëshorten Angelina Jolie dhe akuzave se abuzonte me alkoolin dhe madje bëhej dhe i dhunshëm.
Në një intervistë të realizuar nga aktori i njohur, Anthony Hopkins, Brad pranoi se kishte pasur probleme me alkoolin kur tha se “e pa si një shpëtim”.
Duke folur për gabimet e tij të së kaluarës, ylli i filmit “Ad Astra” tha se është më i interesuar se si reagojnë njerëzit pasi hasin probleme. Qasja ndaj tyre ka më tepër rëndësi për Brad.
Ylli i Hollivudit pranon se ende mund ta humbasë toruan herë pas here: “Unë i heq duart nga timoni … jam njerëzor”.
Një tjetër deklaratë e aktorit tregoi se ka kaluar vërtet kohë të vështira.
Brad tha se ka 20 vite që nuk qan, por kohët e fundit është bërë më emocional dhe preket shumë nga fëmijët e tij, lajmet, miqtë.
“Kjo është një shenjë e mirë”, shtoi ai.