MENU
klinika

NBA

Bucks shkëputen në krye, Clippers ndjekin Lakers

10.12.2019 - 11:42

Milwaukee Bucks nuk ka rival në Konferencën e Lindjes në NBA. Në ndshjen e luajtur në shtëpi kryesuesit mposhtën 110-101 Orlando dhe konsolidojnë pozitat në krye të renditjes në Lindje.

Një tjetër ndeshje e mirë e Gianis Antetokounmpo, që realizoi 32 pikë e 15 rebound për vendasit. 21 fitore dhe vetëm 3 humbje, ashtu si Lakers në Perëndim, e bëjnë skuadrën e Bucks-ave lider absolut.

Ndërkohë, skuadra e Los Angeles Clippers vazhdon të jetë ndjekësja më e afërt e Lakers në renditje në Konferencën e Perëndimit. Ekipi kalifornian fitoi 110-99 ndaj Indiana në fushën e kësaj të fundit, ndeshje e dominuar nga miqtë. Më i miri në fushë për Clippers ishte George, autor i 36 pikëve.

Fitore në sekondat e fundit për kampionët e Toronto, që mundën 93-92 Chicago jashtë fushe. Siakam me 22 pikë ishte më i miri për kanadezët, ndërkohë që njeriu i fitores ishte Lowry, që realizoi koshin e fundit.

Surprizon Sacramento, teksa mposhti 119-118 Houston, ndeshje spektakolare dhe me shumë emocione. Westbrook e Harden me 61 pikë së bashku nuk evituan dot humbjen, ndërkohë që Hield me 26 pikë ishte lider për miqtë. Njeriu i fitores ishte Bjeloca, me koshin e realizuar në sekondën e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN