MENU
klinika

Frika nga tërmetet

Bulqizë/ 45 familje braktisin banesat

01.12.2019 - 09:13

45 familje kanë braktisur pallatin ku jetojnë në Bulqizë, nga frika se një lëkundje tërmeti mund t’i zërë ata brenda rrënojave.

Pallati, i cili mësohet se ka qenë vazhdimisht problem, me tërmetin e 26 Nëntorit është bërë i pasigurt për tu banuar.

Ndonëse disa prej fqinjëve kanë vendosur që të lënë banesat, disa të tjerë qëndrojnë sërish brenda në pallat. Ndërkohë, as shiti i kuq nuk është vendosur në këtë pallat, duke bërë që banorët të hyjnë dhe të dalin prej aty kur të duan.

kolana e librave

Inxhinierët gjeolog në Bulqizë janë shprehur se pallati në fjalë paraqet rrezikshmëri.

Ata pohojnë se duhet të bëhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve që ende jetojnë në atë pallat.