MENU
klinika

U arrestua për shpërdorim detyre

Gjykata Administrative Vlorë/ Burg për ish-sekretaren

14.12.2019 - 11:16

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë, ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për ish sekraten gjyqësore pranë Gjykatës Administrive në këtë qytet, Edlira Shehu.

Seanca gjyqësore nisi rreth orës 09:00 të mëngjesit dhe zgjati për rreth 40 minuta,

Edlira Shehu, ish-sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë, u arrestua dy ditë më parë nga policia, nën dyshimet se ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur kjo shtetase ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Shehu akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN