MENU
klinika

Ende shpresë për rritje ekonomike

Buxheti 2020/ Cilat janë 8 objektivat e shtetit?

22.12.2019 - 15:01

Pas të martës së 26 Nëntorit vëmendje e veçantë i është kushtuar buxhetit të vitit të ardhshëm pasi mbi të do të bierë pesha më e madhe e riparimit të dëmeve. 

Ministrja e Financave Anila Denaj solli në vëmendje disa nga parametrat kryesorë të buxhetit 2020, pas miratimit në Kuvend.

20 miliardë lekë janë fond për Rindërtimin, pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit që la pas 51 viktima dhe dëme të mëdha materiale. Buxheti akomodon një fond prej 1 miliard lekësh për bonusin e qirave për trajtimin e të prekurve nga tërmeti që kanë mbetur të pastrehë për shkak të dëmtimit të banesave.

Buxheti i 2020-ës, pavarësisht ndryshimeve të pësuar ende synon rritje ekonomike në nivelin mbi 4%, ulje të mëtejshme të papunësisë nën nivelin 11%. Gjithashtu, investimet publike janë jo më pak se 4.5% e PBB-së, synohet ruajtje e balancës primare pozitive, ulje të borxhit publik nën 65%, mbajtje të nivelit të deficitit buxhetor nën nivelin 2.2%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!