MENU
klinika

“Një Nobel për një zotëri”

Cakaj: Jo shpërblim mizorive të luftës

09.12.2019 - 15:03

       Pas Kosovës, ceremonia e ndarjes së çmimeve “Nobel” në Suedi, bojkotohet edhe nga Shqipëria.

Lajmi u bë me dije nga ministri Gent Cakaj, që mes të tjerash, thekson se “justifikimi i mizorive të luftës gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, nuk duhet të shpërblehet”.

Duke qenë thellësisht të bindur, se arsyetimi dhe lavdërimi i krimeve të luftës është pengesë për shpirtin e pajtimit që duhet të mbizotërojë në rajon, ne kemi urdhëruar Ambasadorin e Shqipërisë në Suedi, që të bojkotojë ceremoninë solemne të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi, për Peter Handken.

Çdo shpërblim i personaliteteve që kanë mohuar gjenocidin edhe nëpërmjet veprave të tyre letrare, vetëm forcon prirjet për t’iu shmangur përgjegjësive historike dhe relativizuar peshën e rëndë të krimeve të luftës, pastrimit etnik dhe gjenocidit.

Ndaj, Shqipëria do të bojkotojë ceremoninë zyrtare të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi.

Përkushtimi ynë, ndërkaq, do të vazhdojë për promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore bazuar në vlerat e patjetërsueshme të së vërtetës dhe në përputhje me kërkesat më të larta të drejtësisë”, shkruan Cakaj.

Dhënia e çmimit “Nobel në Letërsi” për Peter Handken, i njohur si adhurues i Millosheviçit, ka ngjallur polemika pa fund.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pacolli: Presim të bojkotojë dhe Shqipëria

Kosova bojkton ceremoninë e çmimeve Nobel