MENU
klinika

Takimi me Mircea Geoana

Cakaj takon përfaqësuesin e NATO, tregon çfarë diskutuan

07.12.2019 - 15:41

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me zëvendësekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana.

Gjatë takimit ata folën lidhur me kontributin e NATO-s në stabilizimin dhe zhvillimin e rajonit, si dhe kontributin ushtarak e teknik të Shqipërisë në NATO.

Cakaj shkroi në Facebook: “Theksuam edhe një herë përkushtimin për arritje të objektivit 2% në shpenzimet e mbrojtjes deri në 2024.”

Po ashtu, diskutimi u përqendrua në prioritetet e Shqipërisë gjatë Kryesisë së OSBE-së dhe nevojën për vazhdimin e komunikimit të shkëlqyer në shërbim të vlerave e interesave të përbashkëta.