27.12.2019 - 12:51
Pema e zbukuruar është vendosur në sheshin kryesor të qytetit-fantazmë, Pripyat. Për herë të parë, pas katastrofës së Çernobilit të vitit 1986, qyteti zbukurohet me bredhin e Krishtlindjes.
Dikur i banuar nga më shumë se 47.000 njerëz, rreth 3 km nga ish-uzina bërthamore, qyteti mbeti i shkretë për shkak të ndotjes nga rrezatimi.
Ish-banorët u kthyen në qytetin e braktisur, për të dekoruar pemën me foto familjare, si pjesë e një fushate të organizuar nga “Association of Chernobyl Tour Operators”.
Disa prej tyre sollën edhe zbukurime në formën e orës së murit, si simbol i rrjedhës së kohës dhe faktit se, me kalimin e kohës qyteti nuk vdes, por ringjallet.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Çernobili 33 vjet pas...
Rekord shikueshmërie miniseriali
“Utopia e teknologjisë së lartë”
Qyteti “fantazmë” që kushtoi 40 miliardë dollarë
Projekti 40 mld dollarë
Qyteti i “zgjuar” që u kthye në “fantazmë”!
Albert Çaçi