Quhet periudha më e bukur e vitit dhe jo pa të drejtë. Atmosfera që na shoqëron gjatë muajit dhjetor është kaq pozitive, pasi zbukurimet që nisin nga shtëpia jonë e kulmojnë ne qendrën e qytetit na japin një ndjesi paqeje.
Disa mezi i presin Krishtlindjet dhe Vitin e Ri edhe për një arsye tjetër. Për ushqimin dhe ëmbëlsirat! Sot do të ndalemi pak tek ëmbëlsirat më tipike.
Ato janë bakllavaja dhe panetonne.
Bakllavanë shumica e amvisave e përgatisin vetë, ndërsa opsioni më i mirë për panettonen mbetet dyqani më i afërt.
Por kujdes! Gjatë kësaj periudhe duhet të tregoheni të matur me konsumin e ëmbëlsirave pasi:
- 1 copë bakllava= 395 kcal (rreth 70 minuta ecje)
- 1 copë panettone= 450 kcal (rreth 90 minuta ecje).
Nëse mendoni se pas festave, do të filloni të kujdeseni për veten, e keni gabim, pasi për 1 muaj mundim do ju nevojitet shumë mundim.