MENU
klinika

Nga rivlerësimi i pronës tek heqja e tatimit

Çfarë lehtësirash sjell paketa fiskale në 2020?

14.12.2019 - 20:36

Përpara se të hyjë në fuqi, paketa fiskale do të kalojë në seancën plenare javën e ardhshme. Por cilat janë disa nga lehtësirat që sjell për qytetarë dhe bizneset gjithashtu?

Rivlerësimi banesave për t’i sjellë ato nga vlera historike në vlerën reale të tregut me tatim fitim në masën 2%. Përfitues do të jenë 50 mijë pronar pasurish të paluajtshme, por lajmi i mirë është se për hërë të parë do të përfitojnë edhe ata që i kanë të pahipotekuara.

Për shitjen e pronave përgjatë periudhës 1 Janar-30 Gusht 2020, qytetarët do të pagujanë 2% tatim midis çmimit të blerjes dhe atij të shitjes nga 15% që është aktualisht.

Një tjetër plus, është heqja e tatimit prej 15% në rastet e dhurimit të pronave apo truallit bujqësor nga prindi tek fëmija apo ndërmjet bashkëshortëve. Ligji aktual kishte frenuar këtë segment të tregut, duke bërë që shumica e pasurive të liheshin me testament.

Lëndët e para në import që do të përdoren nga subjektet për programin e rindërtimit do të jenë pa TVSH, si dhe nuk do të paguhet taksa e infratsrukturës për banesat që do të ndërtohen për këtë qëllim.

Reduktim të shkallës së tatim fititmit do të ketë për industrinë automotive, në 5%,si dhe është miratuar ulje e ngarkesës me taksa për automjetet luksoze.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN