MENU
klinika

Shorti i 1/16, rrezikon Real Madrid

Champions, 5 ligat më të forta bëjnë ligjin

12.12.2019 - 11:58

Hendeku mes ligave më të mëdha të Europës dhe pjesës tjetër të kontinentit është bërë edhe më i thellë këtë sezon. Kjo u konfirmua mbrëmjen e së mërkurës, ku u mësuan 16 skuadrat që do të vijojnë rrugën në Champions League pas ndeshjeve në grupe.

Për hir të së vërtetës, të gjitha skuadrat e kualifikuara luajnë në pesë ligat më të mira të kontinentit. Në raundin e 1/16-ave të Champions, Spanja përfaqësohet me 4 skuadra, konkretisht, Barcelonën, Valencia, Realin e Madridit dhe Atletico Madrid.

Katër ekipe përfaqësojnë edhe Anglinë, me Manchester City, Liverpool, Tottenham Hotspur dhe Chelsea, që siguruan pa shumë probleme kalimin në raundin me eliminim direkt.

Serie A do ta synojë trofeun europian me 3 skuadra, pasi Juventus, Napoli dhe Atalanta vijojnë rrugëtimin drejt trofeut me “veshë të mëdhenj”. Bergamaskët ishin skuadra që konfirmoi dominimin total të ligave të mëdha në Europë, pasi fitoi duelin direkt me Shakhtar Donetsk.

Po me tre ekipe përfaqësohet edhe Bundesliga gjermane, me Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Leipzig që kërkojnë trofeun e munguar Gjermani prej sezonit 2012-2013.

Mes 16 skuadrat më të mira të kontinentit ndodhen edhe ekipet franceze të Paris Saint Germain dhe Lyon, që do të mundohem t’i japin akoma dhe më shkëlqim kompeticionit.

Shorti i raundit të 1/16-ave do të hidhet në orën 12:00 të hënën e 16 dhjetorit në Nyon të Zvicrës, aty ku kampionët në fuqi të Europës, Liverpool mund të përballet me Atletico Madrid apo Borussia Dortmund. Gjithashtu, edhe Reali i Madridit rrezikon përballje “BIG”, pasi mund të shortohet me Juventus, Liverpool ose Bayern Munich.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions, ndeshjet e fundit në grupe

Bayern perfekt, CR7 e Higuain i japin fitoren Juves

Champions, ndeshjet e fundit në grupe

City nuk fal në Zagreb, historike për Atalantën

Champions, ndeshjet e fundit në grupe

Barça s’fal Interin, përmbys Dortmund e kualifikohet

Champions, ndeshjet e fundit në grupe

Liverpool dhe Napoli kalojnë pa probleme