MENU
klinika

Ndeshjet e fundit në grupe

Champions, sonte mësohen 2 ekipet e fundit

11.12.2019 - 11:45

Sonte në mbrëmje luhen ndeshjet e fundit në grupet e Champions League, teksa do të mësohen edhe 2 skuadrat e fundit që do të kualifikohen për në raundin tjetër.

Janë 14 skuadra që kanë siguruar matematikisht kualikimin për në 16-she. Përveç Juventusit, i cili do ta përfundojë në vendin e parë të grupit D; PSG, Bayern Munich, Manchester City, Liverpool dhe Barcelona tashmë janë të sigurtë se do të luajnë në turin e parë me eliminim direkt. Të gjithë, si koka grupi.

Ndër skuadrat që renditen në vendin e dytë, Napoli, Real Madrid, Tottenham, Lyon, Chelsea dhe Borussia Dortmund janë kualikuar më tej.

Skuadrat e kualikuara si të parat në grupe: PSG, Bayern Munich, Manchester City, Juventus, Barcelona, Liverpool, Valencia, Leipzig. Skuadrat e kualikuara si të dytat në grupe: Real Madrid, Tottenham, Napoli, Lyon, Chelsea, Borussia Dortmund.

Mbetet të përcaktohen edhe njëra nga Shakhtar, Atalanta e Dinamo Zagreb; si dhe njëra mes Atletico Madrid e Bayer Leverkusen, për t’u plotësuar kuadri i skuadrave për raundin vijues të kompeticionit madhor kontinental të klubeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions, ndeshjet e fundit në grupe

Barça s’fal Interin, përmbys Dortmund e kualifikohet

Champions, ndeshjet e fundit në grupe

Liverpool dhe Napoli kalojnë pa probleme