MENU
klinika

NBA

Clippers “leksion” nga Bucks, marshojnë Lakers

07.12.2019 - 10:25

NBA ka dhuruar spektaklin e radhës. Spikati sfida mes dy skuadrave pretendente, Milëaukee Bucks dhe Los Angeles Clippers, me vendasit që fituan thellë 119-91. Greku Antetokounmpo realizoi 27 pikë.

Me këtë sukses, Bucks mbajnë vendin e parë në Konferencën e Lindjes, ndërsa Clippers rrëshkasin në vendin e katërt në Konferencën e Perëndimit.

Një fitore mbresëlënëse mori Los Angeles Lakers në fushën e Portland, në shifrat 113-136. Davis dhe James shënuan së bashku 70 pikë, përkatësisht 39 dhe 31. Lakers mbajnë kreun në Perëndim.

Humb skuadra e Denver, që mposhtet 108-95 nga Boston. “Dritë në fund të tunelit” për nënkampionët e Golden State, që fitojnë 100-98 në fushën e Chicago Bulls. Gjithsesi, Warriors janë në vendin e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN