MENU
klinika

Një tjetër rekord i Amerikës

Çmimet në rënie/ SHBA ‘lider’ i gazit

31.12.2019 - 15:36

Eksportet e gazit natyror të lëngshëm në Shtetet e Bashkuara kanë shënuar një vit rekord për 2019, me një rritje prej 60% nga viti i kaluar.

Megjithatë, shqetësimet për kërkesën e dobët dhe konkurrenca e ashpër mund të sjellë problem për vitin e ardhshëm.

Katër facilitete të dërgesave të gazit të lëngshëm janë hapur këtë vit në Shtetet e Bashkuara dhe vendi pritet të bëhet eksportuesi më i madhi gazit natyror të lëngshëm deri në vitin 2024.

Gazi natyror i lëngshëm (LNG) shihet si një alternative për vendet aziatike që varen nga impiantet e qymyrit.

Eksportet e gazit janë rritur në vitet e fundit në Katar, Australi dhe Shtetet e Bashkuara, që janë 3 eksportuesit më të mëdhenj. Natyra e paqëndrueshme e këtij tregu është bërë e dukshëm edhe këtë vit, ku Dimri i ngrohtë në Azi ka ulur kërkesën për ngrohje, ç’ka ka devijuar importet drejt Europës.

Analistët thonë se çmimet e gazit natyror të lëngshëm do të qëndrojnë të ulëta në 2020, nëse nuk vjen një dimër i ftohtë. Çmimet në Europë dhe Azi kanë rënë me 40% deri më tani për vitin, në nivelin më të ulët ndër vite.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!