Daniel Zsori shënoi golin më të bukur të vitit, i përzgjedhur nga FIFA dhe fitues i çmimit “Puskas”. Rastësi, goli është shënuar në Hungari, si për të nderuar të madhin Puskas.
Por janë edhe të paktën 5 gola të tjerë që bënë bujë në vitin 2019, që mund ta meritonin po ashtu për t’u zgjedhur si më i miri, por dihet që fituesi është vetëm një.
BILLIE SIMPSON
Mbrojtësja e Cliftonville, Billie Simpson, u nominua për çmimin “Puskas” për këtë gol fantastik nga mesi i fushës. Vërtet mbresëlënëse për një vajzë.
LIONEL MESSI
Është e vështirë të përcaktosh se goli i Lionel Messit ishte i preferuari ynë nga viti 2019, por kjo goditje e lirë, kundër Liverpoolit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, është thjesht kryevepër.
DUSAN TADIC
Ndoshta shfaqja më e bukur në vitin 2019, me këtë gol nga Dusan Tadiç, mishërimi i talentit që jo më kot u kërkua nga gjysma e skuadrave të Europës.
FABIO QUAGLIARELLA
Për shpikjen e këtij goli, duke gjetur kohën dhe ekzekutimin perfekt. Fabio Quagliarella e shënoi këtë gol kundër Napolit dhe nuk mund të mungonte në këtë listë.
JULIAN BRANDT
Për ta mbyllur me futbollistin e Borussia Dortmund, që shënon golin e dytë ndaj Leipzig. Në pamje të parë duket gol i zakonshëm, por veprimi i tij është për vërtet mbresëlënës.