MENU
klinika

Habit portugezi

CR7 tregon çfarë do të bëjë kur të tërhiqet

28.12.2019 - 14:43

Natyrisht, nuk është si 5 vjet më parë, por vijon të thyejë rekorde në botën e futbollit. Cristiano Ronaldo ka treguar me paraqitjet e tij se, pavarësisht moshës, ende mbetet një nga më të mirët në botë.

Një nga pyetjet më të shumta që i bëhet luzitanit është se kur ai do të tërhiqet nga futbolli. Së fundmi, CR7 ka qenë në Dubai ku së bashku me patriotin e tij Joao Felix kanë fituar një çmim.

“Nuk kam pasur asnjë sezon të keq në karrierë, jam gjithnjë i gatshëm të pranoj sfida. Luaj gjithnjë me synimin për të fituar. Në momentin që trupi nuk do më përgjigjet në fushë, atëherë do jetë momenti për t’u tërhequr.

Shumë vite më parë, mosha ideale të tërhiqeshe ishte 30 apo 32-vjeç, ndërsa tani shoh ende lojtarë nga 40-vjeç. Kur të lë futbollin, dua t’i dedikohem studimeve. Do merrem shumë me to, të kulturohem.

Sepse për fat të keq studimet që kam bërë akoma nuk japin disa nga përgjigjet e pyetjeve që kam në kokë. Një tjetër gjë që më magjeps është dëshira për të provuar aktrimin në një film”, tha Ronaldo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN