MENU
klinika

"Pa kontributin tuaj..."

Çuçi e Manastirliu vlerësojnë mjekët dhe infermierët në Durrës

29.12.2019 - 12:04

Drejtuesi qëndror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi, si dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu zhvilluan një takim me mjekët dhe personelin shëndetësor në Durrës, për t’i falenderuar për punën dhe gatishmërinë e madhe që treguan për të qenë në shërbim të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Ministri Çuçi vlerësoi kontributin e mjekëve dhe infermierëve si shumë të rëndësishëm në përballimin e gjendjes së vështirë, sidomos në momentet e para pas lëkundjeve, por edhe më vonë duke ofruar shërbim shëndetësor në hotelet dhe qendrat ku u strehuan banorët.

kolana e librave

“Ne kemi përballuar një situatë që edhe në vendet më të zhvilluara sot në botë nuk mund të përballohej më mirë. Kjo edhe falë meritës tuaj shumë të madhe.

Ju falenderoj nga zemra si ministër i ngarkuar për gjithë operacionin qeveritar për përballimin e emergjencës. Keni qenë një ndihmesë shumë e madhe edhe për mua sepse më keni hequr një barrë të jashtëzakonshme”– tha ministri Çuçi.

Në këtë takim u shpërndanë edhe çertifikata mirënjohje nga Bashkia e Durrësit për disa mjekë dhe infermierë të qendrave të ndryshme shëndetësore jo vetëm në qytet, por edhe në zonat përreth, si dhe në Shijak e Kavajë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Dejtuesi fuqiplotë i operacioneve pas tërmetit"

Bledi Çuçi: Puna ka nisur, ja faza e re pas kërkim-shpëtimit


Miratohet lista e përfituesve në Manëz

Dëmet nga tërmeti/ Merret vendimi! Do shemben 6 pallate

Fluks automjetesh në autostradë

Qytetarët i drejtohen bregdetit

"Në fillim të vjeshtës do hapen dyert e banesave"

Tërmeti/ Nis dhënia e granteve në Durrës