Konkurreni i “Dance With Me”, Valer Kolnikaj, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Thumb On”, ku foli për finalen e spektaklit të kërcimit.
Para se të shpallej fituesi, Valeri uroi nëpërmjet një statusi Era Rusin dhe Florian Agalliun, të cilët më pas morën çmimin e parë.
Gjatë emisionit, Valeri tregoi se fituesi i spektaklit ishte bërë i ditur që më parë.
Sipas tij, meqë Era Rusi s’do të fitonte “Festivalin e 58-të të RTSH-së”, do të shpallej fituese e “Dance With Me”.
“Kishte shumë konkurrentë që thoshin:Ma bëni hallall për pikët që u dhashë sot. Por ndërkohë u bë e përsëritur, dale pak tani. Unë e dija që në fillim që do e fitonte Era. Jo Flori.”– u shpreh Valeri sipas “Blitz.al”, dule treguar se konkurrentët edhe kanë kërcënuar jurinë për pikët.