MENU
klinika

"Akt rrugaçëror"

Deklarata për liderët e Kosovës, Basha dënon Ramën

21.12.2019 - 16:53

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama kundrejt politikanëve në Kosovë.

Lideri i opozitës gjuhën e Ramës e cilëson si një akt rrugaçëror dhe të papranueshëm. Më tej, kryedemokrati Basha shprehet se “Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë dhe institucionet e saj”.

  • Postimi i Bashës:

Dënoj sulmin rrugaçëror të Edi Ramës kundër liderëve politikë të Kosovës dhe shpreh ndjesë në emër të çdo shqiptari për këtë akt të papranueshëm! Gjuha e urrejtjes ndaj institucioneve të Kosovës është akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmit si Edi Rama! Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj. Koha e vasalitetit të autokratit të korruptuar të Tiranës ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës do të marrë fund shumë shpejt!