MENU
klinika

Çfarë të dhënash kërkon?

Dëmet në ndërtesa/ Aplikacion për plotësimin e formularit

14.12.2019 - 18:40

Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) përmes një videoje informuese tregon procesin e aplikimit të posaçëm për plotësimin e formularit të vlerësimit të dëmeve në ndërtesa nga tërmeti i 26 nëntorit.

MFE bën të ditur se, aplikacioni i posaçëm për plotësimin e formularit të vlerësimit të dëmeve është sipas modeleve të Bashkimit Europian, Bankës Botërore dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Aplikacioni kërkon plotësimin e disa të dhënave kryesore siç janë:

-Fotografim i objektit, çdo objekt fotografohet gjatë momentit të hedhjes së të dhënave;

-Koha e ndërtimit dhe tipologjia, përcaktohet periudha ndërtimore, ndërhyrjet dhe ndërtuesi;

-Struktura dhe materialet; sistemi konstruktiv, muratura, materialet e themelet;

-Shkalla e ndërtimit; përdorshmëria e objektit, niveli i dëmtimit në 5 shkallë të ndryshme.

Të gjitha këto të dhëna transmetohen në bazë qendrore të të dhënave, përpunohet i gjithë informacioni i mbledhur në terren nga grupet e inspektimit dhe saktësohen dëmtimet.

Aplikacioni i posaçëm i kalon të dhënat online në kohë reale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas tërmeteve “tundet” qeveria!

Sa do të paguhet për sigurimin e ndërtesave?