MENU
klinika

Partizani-Tirana

Derbi “flakë” me dy gola, paqe në rezultat

13.12.2019 - 20:08

Ka përfunduar pjesa e derbit mes Partizanit dhe Tiranës që po luhet në “Air Albania”, e fiksuar 1-1. Nga një gol për secilën skuadër, një ndeshje e denjë për publikun edhe për spektaklin që po dhurojnë tifozët.

Ishte Tirana që shënoi e para në 8’. Aksion i Torasës në krahun  e djathtë, harkim perfekt në shtyllën e dytë për Bathën, i cili me kokë dërgon sferën në rrjetë.

Por pa kaluar as 3 minuta, barazon Partizani. Romero provon nga jashtë zonës, sfera bllokohet nga Lika, më pas provon edhe Solomon, me portierin që e ndal dhe Bardhi për herën e tretë shtyn sferën në rrjetë.

PARTIZANI – TIRANA    1-1

Partizani: Hoxha, Bitri, Boldor, Belica, Idrizaj, Trashi, Romero, Hyseni, Kordeiro, Bardhi, Solomon. Trajner: F. Lerda.

Tirana: Lika, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Doka, Çelhaka, Batha, Halili, Kobina, Torasa, Ngoo. Trajner: E. Egbo.

Kartonë të verdhë: Bitri / Vangjeli

Gjyqtar: Enea Jorgji

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Banderola për të ndjerët nga tërmeti

“Muret do ngrihen sërish, engjëjt do kujtohen”