MENU
klinika

Çfarë të shmangni

Dëshironi foto si të VIP-ave? Ja disa ‘sekrete’

08.12.2019 - 09:20

Dëshironi të shkrepni një foto si ato të VIP-ave në Instagram?

Epo, ka disa sekrete për të realizuar fotot perfekte për Instagramin.

 Hidhuni një sy sugjerimeve të mëposhtme.

Peshoni në njërën këmbë

Njërën këmbë mbajeni mbrapa dhe peshoni mbi të. Ky truk do t’ju bëjë të dukeni më elegante dhe më e gjatë. Po ashtu, kjo gjë do t’ju bëjë të dukeni më e lirshme teksa pozoni.

Këmbën tjetër nxirreni para

Kjo gjë do t’i bëjë këmbët tuaja të duken më të gjata dhe nxjerr në pah veshjen tuaj.

Lërini shpatullat të lira

Një foto e mirë mund të shkatërrohet nga qëndrimi i keq. Pavarësisht pozës, kini parasysh të relaksoni shpatullat në mënyrë që qafa të duket më e gjatë dhe fotoja të duket spontane.

Po në rastet kur pozon ulur?

Edhe në këto raste vlejnë të njëjtat rregulla. Peshoni në njërën anë duke e zgjatur këmbën tjetër para duke prekur në tokë me gishtin e madh të këmbës.

Sekreti qëndron te këndi i fotos

Të shohësh kamerën drejt rrallëherë është një pozicion i mirë. Mundohuni të lëvizni pak kokën mënjanë, në mënyrë që të theksoni tiparet.

Gjeni ndriçimin më të mirë

Ndriçimi luan një rol të madh për sa u përket fotove. Drita natyrale është gjithmonë më e mira, prandaj sigurohuni të gjeni një vend të ndriçuar mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Me shenja në fytyrë dhe flokët e qethur zero...

Aktorja e famshme publikon foton e parë pas kimioterapisë