Ish-kryetarja e ekipit negociator të Prishtinës, Edita Tahiri, ka deklaruar se “nëse Serbia nuk e njeh Kosovën Brenda kufijve ekzistues mund të ketë luftë”.
Pas kësaj deklarate, ka pasur shumë reagime nga zyrtarët serbë, dhe i fundit vjen nga Aleksandër Vuçiç. Vuçiq ka kritikuar ndërkombëtarët që nuk kanë reaguar ndaj kësaj ‘thirrje’ të Edita Tahirit.
“E gjithë kjo lejohet nga diplomatët perëndimorë dhe nga shqiptarët, derisa ne nuk guxojmë të flasim, nuk guxojmë të kemi mendime të ndryshme. Kur Edita Tahiri thërret për luftë, asnjë ambasadë nuk thotë një fjalë. Ajo tha se “do të ketë luftë” dhe kjo nuk është vetëm një thirrje”– ka thënë Vuçiç.
“Ata m’u hodhën si të çmendur kur fola për Reçakun dhe donin të më detyronin ta ndryshoj historinë sepse ata nuk duan ta pranojnë dikë me mendime ndryshe. Në të njëjtën kohë, heshtin të gjitha Ambasadat për këtë”– ka thënë Vuçiç.
“Ne do të luftojmë për paqe dhe t’i lusim ata që mendojnë se po luftojnë me dikë, të mos e bëjnë këtë. Jo sepse ne jemi tmerrësisht të frikësuar por sepse kjo do të ishte tmerrësisht e keqe për çdokënd. Kjo është përgjigjia ime e vetme”– ka thënë Vuçiç.