MENU
klinika

NBA, Leonard merr unazën

Dominojnë ekipet e Los Angeles, nuk ndalen Bucks

12.12.2019 - 11:28

Skuadrat nga Los Angeles po dominojnë në NBA. Si Lakers, ashtu edhe Clippers morën fitoret e radhës, të dyja në transfertë, duke kryesuar në Konferencën e Perëndimit.

Skuadra e Lakers fitoi 96-87 ndaj Orlandos, takim ku shkëlqeu LeBron James, që realizoi një “triple double”, 25 pikë, 11 rebound e 10 asist. Davis u ndal vetëm 16 pikë në këtë ndeshje. Lakers mban kreun.

Ndërsa Clippers fituan 112-92 ndaj kampionëve në fuqi të Toronto Raptors në fushën e këtij të fundit. Një sfidë ku Leonard rikthehej për herë të parë në Kanada, skuadër me të cilën u shpall kampion sezonin e fundit.

Ylli i Clippers mori unazën e kampionit para fillimit të ndeshjes dhe më pas realizoi 23 pikë në parket, duke qenë më i miri për ekipin e tij.

Sacramento triumfoi 94-93 ndaj Oklahomës në sekondat e fundit, me Hield që realizoi 23 pikë, ndërsa New York mundi 124-122 Golden State pas kohës shtesë, takim ku u dallua Morris, autor i 36 pikëve.

Fiton edhe ekipi i Milwaukee, 127-112 ndaj New Orleans, ndeshje ku u dallua Bledsoe, autor i 29 pikëve. Në këtë ndeshje, MVP i sezonit të fundit, Antetokounmpo, ishte pushim, por mungesa e tij nuk u ndje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN