MENU
klinika

Ligue 1, Java 18

Dopietë e Mbappe, Neymar humb penallti

15.12.2019 - 23:07

PSG edhe njëherë tjetër tregon forcën në Francë. Edhe pse një ndeshje transferte, kampionët kanë mposhtur 4-0 Saint Ettienne, duke marrë fitoren e pestë radhazi dhe duke kryesuar bindshëm.

Ishte një sfidë e lehtë për kryesuesit e kampionatit, sidomos pas kartonit të kuq të Aholou. Paredes gjeti golin e avantazhit në minutën e 9’ të takimit, duke i dhënë një start të mirë miqve.

Pastaj erdhi i kuqi i vendasve në të 25-ën. Kylian Mbappe ka shënuar golin e dytë pak përpara se të përfundonte pjesa e parë. Parisi nuk e uli ritmin edhe pas pushimit dhe Neymar humbi një penallti që e fitoi vetë pas pak më tepër se një ore lojë.

Mauro Icardi ka shënuar golin e tretë për kampionët në fuqi në minutën e 78’, ndërsa Mbappe ka shënuar të dytin personal në kohën shtesë.