MENU
klinika

Përgjigjet dermatologia

Duar të thata, kruarje dhe çarje lëkure kur ndryshojnë temperaturat…çfarë është?

21.12.2019 - 12:41

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Prej disa kohësh, kur temperaturat janë shumë të ulta ose të larta, lëkura fillon të më shfaq disa hematoma shqetesuese. Disa pucra të vogla, të cilat më kruhen aq sa të më cahet lekura, madje disa herë ka dhe gjak. Lëkura në këto periudha është shumë e thate dhe me disa ‘luspa’.
Çfarë mund të jetë?

Përgjigjet mjeku: Meqënëse lekura gjatë gjithë kohës është e ekspozuar pra në kontakt të drejtpërdrejtë me mjedisin e jashtëm ajo gjatë dimrit tek disa persona më delikat shoqërohet me tharje,kruarje, ënjtje,plasaritje etje.

Këshillohet që gjatë periudhës së dimrit  personat me këto shqetësime të kujdesen duke aplikuar mbi duar krem hidratues,krem me vitamin E dhe aloe vera sepse kështu mund të qetësohet lekura dhe do të mbaj lagështinë për një periudhë më të gjatë kohore nëqoftëse problemi juaj vazhdon dhe bëhet më i theksuar atëher duhet të vizitoni mjekun dermatolog.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.