MENU
klinika

Përballja më 7 dhjetor

Dueli i vitit, Ruiz do të përfitojë sa 1/6 e Joshua

04.12.2019 - 16:43

Na ndajnë edhe 3 ditë nga superdueli i boksit të peshave të randa mes meksikano-amerikani Andy Ruiz Jr dhe britaniku Anthony Joshua, që do të përballen në Arabinë Saudite jo vetëm për lavdi dhe për titujt, por edhe për parà.

Ai që do të arkëtojë më shumë në këtë revansh nuk është Ruiz, që fitoi duelin e fundit mes tyre, por Joshua. Sipas mediave britanike, Joshua do të arkëtojë nga kjo sfidë 85 milionë dollarë, ndërsa kampioni i botës në fuqi do të arkëtojë 13 milionë dollarë.

konica sportkonica sport mobile

Kjo shumë e lartë u bë e mundur falë investimit të miliarderëve arabë, që hapën portofolin për këtë sfidë kampionësh. Gjithsesi, kjo nuk është sfida më e pasur e historisë së boksit.

Madje është dueli i katërt me më shumë të ardhura. “Natyrisht që jo të gjitha këto parà do të hyjnë në xhepin tim. Kam taksa për të paguar, trajnerë, përgatitës, menaxherë etj. Mua më mbetet 30-40% e shumës”, – tha Joshua.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN