MENU
klinika

Thirrja për procesin e meremetimit

Durrës/ 60 firma ndërtimi në hetim për tërmetin

06.12.2019 - 10:50

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se 60 firma ndërtimi janë nën hetim për pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës.

Rama: Në total në Durrës janë 60 firma të regjistruara nga policia dhe hetimi përkatës si kompani që lidhen me ndërtesa të dëmtuara.

Ndaj dhe Rama përsëriti edhe një herë thirrjen e tyre për tu përfshirë në procesin e meremetimit.

Rama: Një apel tjetër të tjerave të bëhen gati të vinë nëse duan të lajnë një pjesë të shpirtit të tyre në këtë proces.

Shefi i qeverisë shtoi se procesi i hetimit vazhdon paralelisht, intensivisht.

Rama: Janë 30 persona në grupin e hetimit të policisë kriminale së bashku me prokurorët që po mbledhin të gjithë dokumentacionin. Nuk ka asnjë provë që fshihet.

Të gjitha hot-spotet ku kanë ndodhur ngjarjet janë të mbyllura nga pikëpamja e dokumentacionit hetimor, marrja e monstrave, e lejeve të ndërtimit, fotografimi i situatës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja opsionet se ku do të ngrihen lagjet e reja!

Rama: S’kemi fuqi punëtore për kantieret, do kërkojmë nga jashtë


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin