MENU
klinika

15 objekte të shembura në total

Durrës/ Nis pastrimi i rrënojave të pallatit 6-katësh

03.12.2019 - 10:42

Inspektoriati Ndërtimor Kombëtar ka nisur pastrimin e inerteve të mbetura nga shembja e pallatit 6 – katësh, në lagjen nr. 6 në Durrës.

Mësohet se shembjet në këtë lagje kanë filluar tek ky objekt 6-katësh, i cili ishte edhe një nga 5 vatrat më të goditura nga tërmeti i 26 Nëntorit në Durrës.

Nën rrënojat e 6 – katëshit u gjetën 3 viktima dhe u shpëtua një grua 64 vjeçare.

kolana e librave

Ky objekt ishte ndërtuara para viteve 90, por për shkak që ishte ndërhyrë në pjesë e poshtme në katin e parë të tij, ishin ndërtuar lokale dhe dyqane nuk i mbajtën themelet dhe u shemb me lëkundjent e fuqishme të tërmetit.

Janë edhe 8 objekete të tjera që do të shemben.

Deri më tani janë shembur në total 15 objekte, ndërsa nga ekspertët janë klasifikuar 51 objeket të pabanueshme, 21 prej të cilave do të shëmben.