MENU
klinika

Foto

Durrësi i shkatërruar/ Presidenti ndjek nga afër punën e ekspertëve

10.12.2019 - 16:05

Presidenti Ilir Meta po ndjek nga afër punën e ekspertëve izraelitë për vlerësimin e dëmeve të tërmetit katastrofik të 26 nëntorit në qytetin e Durrësit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Meta njofton se sapo ka përfunduar verifikimi i një banese 4-katëshe në Armathë të Durrësit. Sipas tij, tashmë është e rëndësishme që të ndiqen udhëzimet e duhura për përforcimin dhe riparimin e dëmeve me përgjegjësi të plotë ligjore.

“Sapo përfunduam një verifikim të ri të një banese 4 katëshe në Armathë me ekspertët e palodhur izraelitë. ????? Besoj tani edhe banorët janë më të qartë dhe të qetë se pardje.

E rëndësishme është tani të ndjekim udhëzimet e duhura për përforcimin dhe riparimet e dëmeve me përgjegjësi të plotë ligjore”, shkruan Meta.