MENU
klinika

Premier League, java 20

Dy gola në ekstreme, United presion Chelsea-s

28.12.2019 - 22:45

Ka mjaftuar nga një gol për cdo ekstrem loje që Manchester United të marrë fitoren e radhës në Premier League dhe për momentin ndodhet vetëm një pikë larg Chelsea të vendit të katërt.

Djajtë e Kuq fituan 2-0 në fushën e Burnley, me golin e parë të shënuar nga Martial në minutën e 44-t të pjesës së parë. Një gol me vlerë, pasi mbajti nën presion kundërshtarin.

Në pjesën e dytë të besuarit e Solskjaer vuajtën shumë, por në limite qetëson Rashford. Chelsea do të luajë nesër derbin në transfertë me Arselanin dhe Manchester United bën tifo për vendasit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN