MENU
klinika

Rezultatet e hulumtimit

Dy planetë të mëdhenj mund të ekzistojnë përtej Plutonit

01.12.2019 - 10:01

Provat e zbuluara së fundmi tregojnë që dy planetë, më të mëdhenj se toka, mund të gjenden në pjesën e jashtme të sistemit tonë diellor.

Që prej kohës kur ishte bërë e ditur që Plutoni nuk është planeti i vetëm përtej orbitës së Neptunit, kërkimi për planetët, që mund të ekzistojnë në atë zonë, nuk është ndalur kurrë.

Tani, shkencëtarët nga Madridi kanë bërë të ditur që rezultatet e një hulumtimi të tyre tregojnë që ekzistojnë edhe të paktën dy planetë më të mëdhenj se toka, të cilët gjenden përtej orbitës së Plutonit.