Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani është deklaruar lidhur me iniciativën e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për Mini Shengenin.
Ai ka thënë se i ka penguar mos prania e flamurit të Kosovës në Ohër edhe pse ishte e ftuar në samit.
Zëvendëskryeministri Osmani është shprehur se i ka penguar që në Samitin e Ohrit ka munguar flamuri i Kosovës.
“Sa i takon shtetformësisë së Kosovës, më pengoi që në Ohër mungonte flamuri i Kosovës pranë flamurit të Serbisë, Shqipërisë dhe vendeve tjera”, u shpreh Osmani
Ai tutje tha se nuk ka kuptim që iniciativa e Mini-Shengenit të vazhdojë pa pjesëmarrjen e Kosovës.
“Jo, absolutisht jo, nuk ka kuptim iniciativa pa Kosovën, por prandaj them që është iniciativë në përpjekje e sipër që kërkon shpjegime të mëtutjeshme të vazhdojë iniciativa derisa të kuptohen të gjitha aspektet”, u shpreh Osmani.
Osmani shtoi se në Samitin e Ohrit si shqiptarë të Maqedonisë së Veriut kanë pasur katër parakushte që Mini-Shengeni të jetë i pranueshëm
“Si shqiptarë të Maqedonisë së Veriut kemi kërkuar katër parakushte për të qenë kjo iniciativë e pranushme, të jenë gjashtë vendet e ballkanit perëndimor, pastaj në tavolinë të jetë prezent përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, të ketë mbështetje zyrtare nga ShBA-ja dhe iniciativa të bëhet pjesë e iniciativave evropiane rajonale.
Tri nga këto u realizuan në Ohër, u ftua Kosova, Mali i zi dhe Bosnja e Hercegovina, ishte përfaqësuesja e Komisionit Evropian dhe kishim një thirrje zyrtare të Matthew Palmer në mbështetje të iniciativës”, tha Osmani.