MENU
klinika

Foto

E papritur! Sot martohet Mc Kresha

15.12.2019 - 11:51

Ndoshta ju erdhi papritur lajmi, por burime për Prive bëjnë të ditur se Mc Kresha dhe e fejuara e tij Erzina do të kurorëzojnë me martesë lidhjen e tyre sot.

Ceremonia pritet të jetë private dhe të pranishëm do të jenë vetëm të afërmit dhe miqtë e ngushtë të çiftit. Madje, të ftuarve u është kërkuar të mos postojnë në rrjetet sociale foto dhe video nga dasma.

Sipas Prive, festa ka filluar që sonte, pasi Erzina ka mbledhur mikeshat e saj për festën e beqarisë apo Kanagjegjin siç njihet në Kosovë.

Lidhja e reperit me Erzinën u bë publike në fillim të muajit nëntor. Fotot e çiftit që kanë qarkulluar në media kanë qenë të pakta, fillimisht u publikua një foto ku ata shfaqeshin duke ecur në rrugë, ndërsa më vonë Prive publikoi një foto të qartë, ku shihej fytyra e qartë e biondes simpatike.

Presim për detaje të tjera nga dasma, megjithëse siç duket gjasat që pamjet të bëhen publike janë të pakta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbuoni sa vjeç mbush

Mc Kresha feston sot ditëlindjen

"Është fejuar dhe së shpejti do të martohet"

MC Kresha më në fund sqaron të vërtetën