Anastasia Radzinskaya është vajza 5-vjeçare që u rendit e treta në listën e YouTube-it, për personat më të paguar.
Ajo fiton 18 milionë dollarë në vit vetëm duke shpërndarë video argëtuese në internet.
Kanali i Anastasias u hap nga prindërit e saj duke postuar një video trajtimi pasi ajo u diagnostikua me paralizë cerebrale.
Mjekët kishin frikë se vajza nuk do të fliste kurrë, por prindërit e saj nuk humbën shpresën, kështu që ata vendosën t’u tregojnë miqve dhe familjes përparimin që po bënte Anastasia.
Ata postuan pamjet e lojës me babin, mace dhe fëmijë të ngjashëm me përmbajtje interesante.
Pas publikimit të një regjistrimi të një udhëtimi në kopshtin zoologjik në vitin 2018, i cili është parë 767 milion herë, ajo është bërë një ndër yjet e YouTube-it.