Edhe pse jemi në prag Krishtlindjesh, një lajm i keq na vjen nga një prej këngëtarëve më të njohur!
Ed Sheeran ka njoftuar se do të shkëputet nga muzika pasi ka punuar non stop që prej vitit 2017.
Këngëtari, 28 vjeç, hyri në Instagram për të konfirmuar se do të bëjë një periudhë pushimi, për t’u shkëputur pak nga karriera e tij e ngarkuar.
Ky është pushimi i dytë që ai po bën nga muzika dhe rrjetet sociale që nga viti 2016.
Ed shkruan: “Përshëndetje të gjithëve. Do të bëj një pushim tjetër.
Turneu ndryshoi jetën time në kaq shumë mënyra, por tani ka ardhur koha që të dalim dhe të shohim më shumë botën.
Kam punuar pa u ndalur që nga viti 2017 dhe tani thjesht do të marr një pushim për të udhëtuar, shkruar dhe lexuar. Do të qëndroj larg mediave sociale deri sa të jetë koha për t’u kthyer.
Familja dhe shoqëria ime, do të shihemi kur të shihemi dhe fansat e mi, faleminderit që jeni gjithmonë të mrekullueshëm. Premtoj se do të kthehem me muzikë të re kur të jetë koha e duhur dh etë kem jetuar më shumë që të kem çfarë të shkruaj!
Shumë dashuri”.