MENU
klinika

"Eja këndo me ne"

Edukimi përmes artit, 500 nxënës kënduan tek ArTurbina

14.12.2019 - 17:15

Për rreth tre muaj rreth 500 fëmijë të shkollave 9-vjeçare i janë bashkuar projektit të edukimit përmes kulturës.

Një aktivitet që kishte në qendër garën, por edhe solidaritetin mes fëmijëve, duke mundësuar forcimin e marrëdhënieve mes tyre.

Artistët edhe specialistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit sollën në këtë edicion të pestë të “Eja, këndo me ne” nxënësit e trajtuar në 50 shkolla të kryeqytetit, dhjetë shkolla më shumë se në projektet e shkuara.

Së bashku me fëmijët ata kanë punuar për performancat e tyre në korë, balet, duke e zgjeruar këtë iniciativë në “Eja këndo edhe kërce me ne”.

Pesëqind artistët e vegjël u ngjitën në skenën e Artubinës, për të sjell një shembull kurajoje, për të gjithë moshatarët e tyre, të cilët po vuajnë pas tërmetit të datës 26 nëntor që përshkroi vendin tonë.