MENU
klinika

"Vullneti human prevalon mbi mjetet"

“Ekipet e shpëtimit të papërgatitura”, Haki Çako u përgjigjet akuzave

07.12.2019 - 18:16

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, i është përgjigjur akuzave të ngritura se ekipeve e kërkim-shpëtimit  shqiptare nuk kishin kapacitetet e duhura.

“Mos durimi apo padurimi i qytetarëve është i ligjshëm, për shkak të kushteve apo humbjes së banesave, por kurrësesi nuk është i ligjshëm interpretimi apo komenti i individëve apo subjekteve të caktuara të cilat gjatë këtyre 30 viteve kanë patur mundësinë dhe kanë patur në dorë vendimmarrje të caktuara për të ngritur një sistem të mirëfilltë për të përballuar emergjenca të tilla ose fatkeqësi natyre, që i përkasin të gjitha vendeve të rajonit, dhe natyrisht, ndërveprimi apo përballimi i fatkeqësive të tilla, kërkon kapacitete po kërkon edhe mbështetje, kërkon kapacitete po kërkon edhe mbështetje kërkon edhe një unifikim dhe një gadishmëri përtej hapësirave gjeografike dhe juridiksionit të një vendi të caktuar. E them me përgjegjësi të plotë që pavarësisht se kapacitetet tona nuk mund të krahasohen me ato të vendeve të zhvilluara të BE, apo të vendeve të tjera, por ajo që prevalon mbi të gjitha është gatishmëria, vullneti dhe lëvizja e të gjitha qytetarëve dhe e strukturave të shtetit shqiptar. Nuk besoj se dikush do të gjejë motivin për të identifikuar neglizhenca në këtë drejtim. Fatkeqësia përfshin gjithë shoqërinë. Strukturat kanë qenë kompakte dhe të harmonizuara.”– u shpreh Çako.

“Vullneti human dhe njerëzor prevalon mbi mjetet, mbi teknologjinë e cila udhëhiqet nga njeriut. Gjithsesi teknologjia ka efektet e veta dhe ne jemi duke punuar intensivisht për ngritjen e plotë të agjencisë kombëtare të mbrotjes civile, që është institucioni kryesore që bën politikat e qeverisë për mbrojtjen civile për reduktimin e riskut. Por të gjitha strukturat duhet të kompletohen në këtë aspekt. Sot të gjitha njësitë administrative, bashkitë apo edhe institucionet e tjera, janë të detyruara të planifikojnë përpara se të ndodhin fatkeqësitë natyrore në buxhetin e tyre, 2- 4 % për njësitë vendore, për të gjitha institucionet.’ – tha Cako.