MENU
klinika

Japin mesazhin surprizues

Ekspertët izraelitë ndihmojnë familjen e ushtarakut shqiptar

12.12.2019 - 14:35

Forcat izraelite vijojnë të vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.

Ditën e sotme, ekspertët izraelitët kanë vizituar familjen e një ushtaraku me origjinë shqiptare, Besart (Bess) Dollma, por që shërben në forcat ushtarake të Izraelit.

Lajmi bëhet i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili shkruan në “Facebook” se shqiptari nuk kishte mundur të vinte pranë familjes së tij në këto momente të vështira, por kolegët e tij izraelitë e kanë siguruar se prindërit e tij janë mirë.

“Njësia e Forcave të Armatosura të Izraelit, e cila sëbashku ekspertë vendas dhe të huaj po kujdeset për vlerësimin e dëmeve në ndërtesa, të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, vizitoi edhe shtëpine e një ushtaraku me origjinë shqiptare të forcave ushtarake izraelite.

Në telefonatën që ata i bënë kolegut të tyre B.D., i cili nuk mundej t’i gjendej prane familjes ne keto momente, e siguruan se prinderit e tij ishin mire dhe në duar të sigurta.

Shokët e tij po kujdeseshin për prindërit dhe vëllezërit në Shqipëri.”– shkruan Balla./ Izraeli Sot.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Duhet ta puthni banesën, ju ka mbrojtur!"

Rama me ekspertët izraelitë, inspekton pallatet e dëmtuara


Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore