MENU
klinika

Çfarë spektakli pritet?

Eleni Foureira do të shkundë “Festivalin e 58-të të RTSH-së”

15.12.2019 - 15:48

Këtë vit, “Festivali i RTSH-së” do të jetë në drejtimin e dyshes së njohur të ekranit, Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës.

Në dorën e tyre, festivali do të vijë plot ndryshime të reja e surpriza.

Pak kohë më parë u zbulua se pjesë e skenës do të jenë tre të ftuar specialë me famë botërore: Giusy Ferreri, Eleni Foureira dhe Mahmood.

Sigurisht që për ne surprizë e madh është pjesëmarrja e Elenit, e cila do të këndojë për herë të parë në një skenë shqiptare.

Sipas “Rtsh.al” Eleni do të dhurojë spektakël në natën finale dhr në Tiranë do të vijë së bashku me stafin e saj që e shoqëron kudo.

Këngëtarja me origjinë shqiptare nuk do të performojë 3 apo 6 minuta, por do të performojë plot 15 minuta hitet e saj më të njohura, përfshirë këtu edhe “Fuego”.

Performanca do të jetë e shoqëruar nga një trupë e madhe balerinësh, me efekte piroteknike dhe mjaft surpriza të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reportazhi nga grekët

Eleni Fouriera vjen në Patos?!