MENU
klinika

"Me tana"

Elvana Gjata “ndez” skenën e Festivalit të RTSH-së

20.12.2019 - 09:02

Po transmetohet këtë mbrëmje edicioni i 58 i Festivalit të RTSH.

Mes këngëtarëve që kanë dalë në skenën e madhe të RTSH këtë mbrëmje ishte edhe këngëtarja mjaft e dashur për shqiptarët, Elvana Gjata.

Me këngën “Me tana”, Elvana dhuroi mjaft emocion dhe u duartrokit shumë nga spektatorët në sallë.

Me një këngë ritmike, por edhe të bukur, Elvana Gjata, bëri një performancë fantastike, ku nuk mungoi edhe kërcimi në skenë.

Ajo është përfolur shumë si fituesja e këtij festivali dhe që do të ketë mundësinë të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin më të rëndësishëm të këngës “Eurosong”.