MENU
klinika

E afërmja humb ndjenjat në sallën e gjyqit

Emrat/ Lihen në burg 9 të arrestuarit pas tërmetit

17.12.2019 - 16:23

Janë lënë në burg 9 të arrestuarit në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit, pasi dyshohet të jenë përgjegjës të pasojave të tmerrshme me 51 jetë të humbura dhe shkatërrime të mëdha.

Gjykata e Durrësit la sot pas hekurave;
Arben Isaku, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës,
Klajdi Lame, në cilësinë e inspektorit të INUK Durrës, në objektin pallat 6- katësh,
Albrend Qetka, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh,
Kujtim Hasa, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme,

Ahmet Doda, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme,
Rruzhdi Xheka, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”,
Avdulla Osmani, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në mënyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”,
Defrim Celami, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh,
Nevjana Isufi, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive.

Vendimi i togave të zeza është pritur me mjaft tensione nga familjarët e personave të arrestuar. Një prej familajrëve të personave të arrestuar nuk është ndjerë mirë dhe ka humbur ndjenjat.

3 prokurorët e çështjes kanë dhënë raportin e tyre në Gjykatë, seancë që drejtohej nga gjyqtari Paulin Çera, ndërsa kërkuan ‘arrest me burg’ për 9 të akuzuarit. Ndërkohë, avokatët kanë kërkuar lirimin e tyre dhe seanca që ka zgjatur rreth 5 orë u shoqërua me debate të ashpra.