MENU
klinika

Turqia 'e plagosur dhe e dëshpëruar'

Erdogan ka nisur një luftë që mund ta humbasë!

18.12.2019 - 17:51

Erdogani javën e kaluar njoftoi se Turqia mund të konsiderojë dërgimin e trupave në Libi për të mbështetur qeverinë e njohur nga Kombet e Bashkuara në Tripoli duke luftuar kundër forcave të qeverisë lindore të udhëhequr nga gjenerali Khalifa Haftar.

Njoftimi i Erdoganit pasoi një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar nga Ankaraja dhe Tripoli lidhur me kufijtë detarë në Mesdheun lindor.

Komiteti për Punë të Jashtme të parlamentit turk miratoi të hënën një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak midis Turqisë dhe Libisë, duke kërkuar bashkëpunim të shtuar në shkëmbimin e personelit, materialeve, pajisjeve, konsulencës dhe përvojës midis dy palëve.

Ai gjithashtu bën thirrje për ndaljen e atyre që përpiqen të parandalojnë aktivitetet e shpimit të Turqisë në Mesdheun lindor.

Në përgjigje të masës së fundit të Turqisë, Greqia ka paraqitur një ankesë në Këshillin e Sigurimit të KB, Egjipti kreu manovra ushtarake pranë bregdetit të saj në Mesdhe dhe udhëheqësit e BE deklaruan që marrëveshja turko-libiane ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar.

“Turqia vështirë se duket e prirur të tërhiqet,” shkroi The Independent, duke përmendur vendimin e Turqisë këtë javë për të vendosur dronët e saj të armatosur dhe të paarmatosur në Qipron Veriore për të mbrojtur anijet e saj të shpimit në Mesdheun lindor.

Një bazë ushtarake turke që do të vendoset në Libi mund të jetë “gabimi më i madh strategjik i Erdoganit”, shkroi The Independent, pasi rivalët rajonalë të Turqisë, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, po mbështesin forcat e Haftarit.

Erdoğan luajti me shkathtësi kartën nacionaliste në politikën e brendshme duke filluar një ofensivë ushtarake kundër milicive kurde në veri të Sirisë në tetor, shkruhej në The Independent.

“Ai po rrezikon vdekjen e ndoshta qindra ushtarëve turq për të mbrojtur një qeveri të mbështetur nga islamistët mijëra milje larg”, shkruhej më tej aty.

Por Erdogan mund të ketë zgjedhur të rrezikojë legjitimitetin e tij të brendshëm në këmbim të një lloj tjetër ligjshmërie në Perëndim, pasi Rusia ka rritur mbështetjen e saj ushtarake për Ushtrinë Kombëtare të Haftarit, tha The Independent.

“Turqia duket e ‘plagosur dhe e dëshpëruar’,” tha The Independent. “Erdogan është i vetëdijshëm për rreziqet, megjithatë ai duket se është i gatshëm të rrezikojë të nisë një luftë që Turqia mund ta humbasë.”

Përkthyer dhe përshtatur nga Ahval/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN