MENU
klinika

"Kosova të udhëhiqet nga..."

Europarlamentari Weber ka dy fjalë pas takimit me Mustafën

04.12.2019 - 12:36

Kryetari i Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber, pas takimit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, para medieve tha se nuk është çështje e tij të komentojë raportin ndërmjet VV-së dhe LDK-së

“Nuk është çështje imja të komentoj raportin mes VV dhe LDK-së, për arsye se kjo është çështje politike që i takon Kosovës. Është e rëndësishme që në Kosovë të vijë një gjeneratë e re në krye”, tha ai.

Weber foli edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, duke shprehur keqardhje që kosovarët ende nuk mund të lëvizin lirshëm.

“E dimë që kosovarët kanë një pakënaqësi të madhe me vizat, neve na vjen keq që fatkeqësisht kosovarët ende nuk mund ta gëzojnë lëvizjen e lirë. Ne do të punojmë në këtë drejtim”, u shpreh ai.

Pas Serbisë, Gjermania “i vë syrin” edhe Bosnjë-Hercegovinës

Minierat e litiumit mund të hapen në gjithë Ballkanin

Të akuzuar për ndikim mbi dëshmitarët në bashkëpunim me Thaçin

Dalin sot para ‘Speciales’ në Hagë dy zyrtarët kosovarë

Do të zëvendësojnë njësitë italiane në Forcat Operacionale Rezervë

Turqia dislokon rreth 350 trupa në Kosovë

“Nuk jam pjesë e garës elektorale!“

Hashim Thaçi: S’paraqes rrezik për askënd

"Janë përfshirë grupe ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse!"

Shpërthimi në Zubin Potok, Kurti: Duan destabilizimin e Kosovës