Për herë të parë që nga viti 1957, Evropa e gjen veten në një situatë kur tre fuqi të mëdha, SHBA., Kina dhe Rusia, duan ta dobësojnë atë.
Ata kanë një lloj armiqësie ndaj modelit të qeverisjes së BE-së.
Në fund të fundit, modeli evropian bazohet në parimin e sovranitetit të përbashkët midis shteteve në fusha të rëndësishme siç janë standardet e tregut dhe tregtia. Kjo ide liberale është e kundërta e pikëpamjes amerikane, kineze dhe ruse për sovranitetin, e cila e vendos prerogativën e shteteve mbi rregullat globale dhe normat e sjelljes..
Por bota i detyrohet për diçka peshës së pamohueshme ekonomike të Evropës në botë. Pa BE, SHBA nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump do të kishte arritur të detyronte Gjermaninë dhe Francën që të plotësonin kërkesat e saj tregtare.
Pamja e Kinës për Evropën nuk është shumë ndryshe nga e Trump. Kinezët kanë përfituar nga tregu i vetëm evropian, porgjëja e fundit që ata dëshirojnë është që evropianët të kenë sovranitetin në kontrollin e investimeve të huaja, si për shembull përmes mekanizmit të ri të nisur në prill. Kina i ka bërë vendet e Ballkanit të varura financiarisht, duke e ditur plotësisht se nëse këto vende bëhen anëtare të BE-së, ata do t’i nënshtrohen kërkesave më të forta për transparencë.
Edhe Rusia kundërshton unitetin evropian. Edhe pse disa vende anëtare të BE-së kundërshtojnë sanksione të vazhdueshme kundër Rusisë, të gjithë i kanë respektuar ato.
Megjithë objektivat e pavarësisë së energjisë në Evropë, Gjermania po bashkëpunon me Rusinë në ndërtimin e tubacionit të gazit Nord Stream 2.
Pretendimi se Evropa është e paaftë të luajë një rol global, është i pasaktë. Krahasuar me një vend si Japonia, Evropa është vërtet e fortë.
Për të qenë të sinqertë, BE-ja ka akoma një rrugë të gjatë për të arritur një autonomi strategjike dhe ekonomike. Por kjo nuk do të thotë se është e paaftë ta bëjë këtë.
Evropa ka shumë asete me të cilat mund të mbrojë multilateralizmin dhe normat ndërkombëtare. Aj mund të luajë një rol kritik në vendosjen e standardeve për dighitalizimin dhe inteligjencën artificiale, të dyja në zemër të luftës globale ekonomike të sotme.
Por Europa ende ka nevojë të zhvillojë aftësinë e saj monetare, industriale dhe ushtarake. BE duhet të zgjerojë rolin ndërkombëtar të euros në mënyrë që të mund të shërbejë si një aset i sigurt dhe një monedhë standarde për tregtinë ndërkufitare. Ndërkombëtarizimi i euros do të kërkojë një treg të kapitalit, të krahasueshëm me atë të SHBA-së, dhe tashmë ka një konsensus midis shteteve anëtare të eurozonës në këtë drejtim.
Gjithashtu,, Evropa duhet të krijojë “kampionët” e vet industrialë.
Veç kësaj, Evropa duhet të ndërtojë aftësitë e saj ushtarake. Kapaciteti për të projektuar fuqinë është një burim shumë i rëndësishëm i ndikimit global.
Evropa nuk ka nevojë për një “strategji madhështore”, që është një term që nuk merr në konsideratë kufizimet lokale dhe globale.
Përkundrazi, ajo ka nevojë për vendosmëri dhe vullnet politik për të zhvilluar asete të reja strategjike tregtare, diplomatike dhe ushtarake.
Zaki Laïdiis profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Sciences Po.
Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ Konica.al