MENU
klinika

Planet e Merkelit dhe Macronit

Evropa ka ende nevojë për ‘aleancën’ Gjermani-Francë!

09.12.2019 - 17:15

Procesi i unifikimit evropian tregon se udhëheqësit e tanishëm janë duke lënë pas dore themelet ekonomike të një projekti në thelb politik.

Udhëtimi i gjatë drejt një Evrope të bashkuar filloi në fillim të viteve 1950 kur, me ndihmën nga Uashingtoni, francezët dhe gjermanët vendosën të hiqnin dorë nga armiqësitë shekullore duke bashkuar burimet e tyre të qymyrit dhe çelikut. Në atë kohë, menaxhimi i tyre i përbashkët nënkuptonte një garanci për paqen në një kontinent të shkatërruar dhe të varfëruar.

Disa vjet më vonë, suksesi çoi në një ngjarje vërtet epokale: Një bashkim doganor midis Francës, Gjermanisë, Italisë dhe tre vendeve të Beneluksit. Zyrtarisht, ai bashkim doganor njihej si Komuniteti Ekonomik Evropian, por shumica e njerëzve e quanin Tregu i Përbashkët.

Karakteri politik i bashkimit doganor pasoi logjikisht një program rregullator për të menaxhuar tregtinë e lirë dhe për të koordinuar politikat ekonomike, duke ruajtur marrëdhëniet e unifikuara tregtare dhe ekonomike me fuqitë e jashtme.

Duke mos pasur dyshim për dimensionin politik të unionit doganor, britanikët vendosën të qëndrojnë jashtë një komuniteti të kombeve “të vendosur për të hedhur themelet e një bashkimi gjithnjë e më të ngushtë midis popujve të Evropës”, deklarata kryesore në parathënien e Traktatit të Romës.

Pothuajse njëzet vjet më vonë, Londra ndryshoi mendje dhe u bashkua. Në fund të fundit, ajo llogaritje e gabuar, dhe më shumë se katër dekada kërkimi të shpirtit britanik, kanë çuar në vendimin për t’u larguar nga Bashkimi Evropian.

Britanikët do të largohen në një kohë kur Franca dhe Gjermania po përpiqen të krijojnë një bashkësi ekonomike dhe politike evropiane. Kjo është një punë e vështirë që përballet me pragmatizmin e Gjermanisë, paqëndrueshmërinë politike, ekstremizmin, ksenofobinë dhe racizmin.

kolana e librave

Do të kërkohet një qetësi e madhe për të kapërcyer rivalitetin Paris-Berlin.

Por ka dy gjëra, për të cilat Franca dhe Gjermania mendojnë njësoj: E para që Bashkimi Evropian është plotësisht i mënjanuar në skenën botërore, dhe e dyta, ideja që të dyja vendet, të vetme, nuk mund të mbrojnë interesat e tyre ekonomike dhe politike .

Përgjigja është e thjeshtë: Një përpjekje franko-gjermane është e nevojshme për një ekonomi të lulëzuar të BE-së. Kjo do të sigurojë bazën për strukturën më të fortë politike të unionit.

Franca dhe Gjermania duhet ta çojnë BE-në drejt një rritjeje ekonomike dhe të qnurit një fuqi globale më konkurruese.

Kjo do të forconte sistemin politik të unionit, do të mposhtte euroskeptikët dhe do të garantonte një vend të BE-së në tryezën ku fuqitë e mëdha marrin vendime në lidhje me rendin e ri botëror.

Michael Ivanovitch, është një analist i pavarur që përqendrohet në ekonominë botërore, gjeopolitikën dhe strategjinë e investimeve. Ai shërbeu si ekonomist  në OECD në Paris, ekonomist ndërkombëtar në Bankën Federale të Rezervave të Nju Jorkut dhe jepte mësim në Columbia Business School.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNBC/ konica.al