MENU
klinika

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë

Fatkeqët/ 100 mijë lekë në muaj për ata që humbën familjarët

03.12.2019 - 10:54

Botohet në Fletoren Zyrtare vendimi i qeverisë që u mor dje për akordimin e trajtimit të posaçëm financiar për të gjithë jetën për personat që ju shkatërruan familjet duke humbur njerëzit e tyre nga tërmeti tragjik i së martës së kaluar.

Nëntë personat, emrat e të cilëve u miratuan dje nga qeveria që do të marrin 100 mijë lekë çdo muaj për gjithë jetën janë:

Lindita Cara;
Albert Cara;
Aleks Çupi;
Albert Lala;
Denisa Greku;
Marjana Rexhepi;
Femi Vata;
Pranvera Qato;
Diana Steneci;

Gjithashtu kryeministri theksoi dje se do të ketë një trajtim special plus pensionit prej 60 mijë lekë në muaj për ata që janë më të moshuarit në këto familje të shpartalluara nga tërmeti, “që duhet t’u qëndrojmë pranë jo vetëm me ndihmë financiare, por edhe morale” tha Rama dje.