MENU
klinika

“E solla me shpejtësi në shtëpi”

Fatma rrëfen momentin kur Alfio e mori vesh për shtatzaninë

19.12.2019 - 16:32

Moderatorja Fatma Methasani ka rrëfyer sesi e ka pritur lajmin se do të bëhet nënë. Ajo ka deklaruar se në fillim ka qarë sepse nuk e besonte dot dhe se nuk i ka treguar njeriu.

“Sigurisht që nuk e besova! Ishte diçka e papritur për të dy, por e dëshiruar nga të dy. Në letrat e bukura të dashurisë që më shkruan, Alfio shprehte gjithmonë dëshirën për një bebush. Unë fillova të qaja, isha vetëm, nuk e ndava me askënd sepse doja të sigurohesha. Isha shumë e lumtur, por edhe e shokuar në të njëjtën kohë”, ka trguar Fatma për revistën “Bordo”.

Ajo tregoi edhe momentin kur lajmin e mirë e ndau me të dashurin e saj, Alfio Rrotani. “Në mënyrën time, aspak normale. E solla me shpejtësi të frikshme në shtëpi duke e gënjyer që isha sëmurë. Në shtëpi nuk gjeti Fatmën e sëmurë, por një kuti të vogël me lajmin e madh brenda dhe një palë këpucë bebesh.

Nuk do ta harroj kurrë fytyrën e Alfios dhe sytë gjithë lot. Unë aty kuptova sa më lumturon lumturia e Alfios”, ka rrëfyer Fatma Methasani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pozon 'pa turp' me barkun e rrumbullakosur

Fatma shkëlqen nga nuri i shtatzënisë!


Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën