MENU
klinika

Premier League, Java 15

Firmos edhe Shaqiri, Liverpool triumfon në derbi

04.12.2019 - 23:14

Liverpool nuk njeh rivalë në Premier League, teksa ka triumfuar edhe në derbi, duke mposhtur 5-2 Evertonin dhe duke mbajtur distancën me ndjekësit në krye të renditjes.

Origi ka zhbllokuar rezultatin që në minutën e 6’ falë një asisti të mrekullueshëm të Sadio Mane. Shaqiri ka shënuar pak më vonë pas një tjetër asisti të bukur të senegalezit.

Mbrojtësi i miqve Kean ka ngushtuar diferencën, por Origi ka rivendosur avantazhin e dy golave përpara se Mane të shënonte të katërtin.

Richarlison ka shënuar golin e dytë për ekipin e tij në limitet e pjesës së parë. Pas pushimit sfida ishte më e qetë, Liverpool ka kontrolluar ndeshje, duke ruajtur edhe energjitë për ndeshjet që do të vijojnë, por arriti të shënojë golin e pestë me Wijnaldum në kohën shtesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN