MENU
klinika

"Kostot e instalimit janë të larta"

Fiskalizimi nis me biznesin e madh

15.12.2019 - 12:51

Sistemi i lëshimit të faturave elektronike do të fillojë të funksionojë në shtator të 202o-ës.

Kasat fiskale duhet të zëvendësohen me programe të posaçme që raportojnë në kohë reale te tatimet, trasaksionet mes biznesit dhe konsumatorëve dhe bizneseve me njëri-tjetrin. Fillimisht procesi i fiskalizimit do të nisë me biznesin e madh për t’u përfshirë më pas edhe në bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë.

Pikërisht kjo kategori subjektesh thotë se kosto e instalimit dhe e përdorimit është e lartë, ndërsa përdorimi i sistemit është i vështirë, pasi kërkon njohuri kompjuterike.

Abonimi në internet është i detyrueshëm për shkak të sistemit. Përveç pagesës mujore që shtohet për çdo biznes, probleme mund të lindin për shkak të cilësisë së internetit.

Ndërkohë aktualisht bizneset e raportojnë xhiron e tyre në tatime kur mbyllin aktivitetin e tyre dhe shtypin kasën për të transemtuar xhiron ditore. Pra vetëm njëherë në ditë.